Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Barcelonës i duhen përforcime, nëse kërkon që të fitojë trofe”

Nga A2 CNN
12 Dhjetor 2021, 11:54 | Futboll
“Barcelonës i duhen përforcime, nëse kërkon që

Xavi Hernandez kërkon përforcime. Rezultatet e dobta duket se kanë lënë një shije të hidhur për trajnerin e Barcelonës. Eleminimi nga Champions League dhe ajo disfatë 3-0 në ndeshjen e fundit përballë Bayern Munchen ka bërë që klubi katalanas të ketë nevojë për një revolucion.

Duke qenë se dhe merkatoja e dimrit po afron, tekniku spanjoll nuk ka ngurruar të tregojë dhe preferencat e tij sa i takon përforcimeve në skuadër. Këtë e ka shpjeguar dhe në konferencën për shtyp, ku Xavi nuk dha emra konkret, por bëri të ditur se shumë shpejt do të ketë një takim vetëm për vetëm me Presidentin Joan Laporta.

41-vjeçari sqaroi se me kontigjenin e lojtarëve aktual, Barcelona nuk mund të pretendojë për trofe në fund të sezonit: “Duhet të gjejmë zgjidhje për të përmirësuar skuadrën. Unë i njoh problemet që kemi, por, sipas mundësive, duhet të përmirësojmë grupin e lojtarëve”.

Por, problemet nuk mbarojnë këtu, pasi skuadra katalanase është e kufizuar në të gjitha lëvizjet që bën në merkato. Kjo si pasojë e problemeve financiare që klubi ka dhe për këtë arsye mund të sakrifikohet ndonjë nga yjet në skuadër për të afruar lojtarët e rinj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani