Moti i keq në vend: Përmbytje në Vlorë, uji në Vjosë arrin nivelin prej 8 metrash, evakuohen 32 familje

Publikuar më: 12/12/2021, ora 14:48

Moti i keq në vend: Përmbytje në Vlorë, uji në Vjosë arrin nivelin prej 8 metrash, evakuohen 32 familje

Publikuar më: 12/12/2021, ora 14:48

Për herë të parë në histori, niveli i lumit Vjosë ka arritur në 8 metra. Në Vlorë janë evakuuar mbi 37 familje dhe 30 hektarë tokë janë nën ujë. Situatë problematike paraqitet në Korçë dhe Gjirokastër.

Intensiteti i lartë i reshjeve të shiut ka shkaktuar përmbytje në qarkun e Vlorës. Lumi Vjosë ka sjell prurje të mëdha, e si pasojë në disa zona janë përmbytur toka e shtëpi të banorëve. Banorët kanë nisur evakuimin, dhe të shpëtojnë ç’të mundin nga vërshimi i ujit.

Situata më problematike është në urën e Mifolit ku shtabi i Emergjencave është përqendruar.

Edhe pushteti vendor është vënë në lëvizje, pasi deri tani raportohet përmbi 30 hektarë të përmbytura.

Në Gjirokastër reshjet janë reduktuar, por vërshimi i ujit në toka nuk është tërhequr ende.

Në Korçë, moti i keq ka lënë pa energji elektrike dhjetëra fshatra. 

Nga shtimi i prurjeve të mëdha të lumit Devoll, rrezikohen të përmbyteshin 1000 ha tokë, në fushën e Maliqit.