Rrallohen reshjet, por ulen temperaturat në vend

Publikuar më: 12/12/2021, ora 08:15
PARASHIKIMI I MOTIT 1 1280x720

Rrallohen reshjet, por ulen temperaturat në vend

Publikuar më: 12/12/2021, ora 08:15

Reshje të pakta shiu dhe dëbore mbeten prezente në territor deri afër mesditës kur nis kthjellimi i motit në veri dhe gradualisht edhe në zonat qendrore. Ndërsa reshje të pakta vijojnë në zonat jugore deri në mbrëmje, kur edhe jugu kalon në kushtet e vranësirave me kthjellime të shpeshta.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rreth 2°C rënie duke variuar nga -3 në 12°C.

Era do të fryjë kryesisht mesatare me drejtim verior, por shpesh era forcohet në zonat detare ku dallgët vijojnë rreth 4-5 ballë.