Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Abuzimi me tenderin e kanalit ujitës, arrestohet dhe nënkryetari i Bashkisë së Lushnjës

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 12:46 | Kronikë
Abuzimi me tenderin e kanalit ujitës, arrestohet dhe nënkryetari i

Disa muaj pas arrestimit të kryetarit të Bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për abuzime dhe shkelje të barazisë në tendera, mëngjesin e së hënës SPAK ka vënë në pranga dhe nënkryetari i kësaj bashkie Gentian Nushi dhe L. S., me detyrë Drejtor në Drejtorinë e Prokurimeve/Juridike.

Ashtu si Tushe dhe nënkryetari Nushi, së bashku me drejtorin e prokurime, akuzohen për shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme kishte dyshime se tenderin TVSH “Për rehabilitimin e kanalit ujitës U3 – 27, V-1 /1 në fshatin Bishqethëm dhe Bitaj, Njësia Administrative Kolonjë”, zhvilluar në vitin 2020, ishin të përfshirë në kryerjen e veprimeve të kundërligjshme edhe nëpunës të tjerë publikë të Bashkisë Lushnje.

Gjithashtu, personat nën hetim Gentian Nushi dhe L. S. kanë kryer veprime të kundërligjshme edhe gjatë tri procedurave të tjera prokurimi, të organizuara nga Ndërmarrja e Pasurisë Publike e Bashkisë Lushnjë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë