Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Misioni që theu barrierat, ekuipazhi i parë me aftësi të kufizuara që fluturoi në gravitet zero

Nga A2 CNN
14 Dhjetor 2021, 09:59 | Bota
Misioni që theu barrierat, ekuipazhi i parë me aftësi të

Firma e re hapësinore, Mission Astro Access, ka dërguar ekuipazhin e saj të parë me aftësi të kufizuara në një fluturim me gravitet zero, duke sfiduar kështu perceptimin se udhëtimi në hapësirë është vetëm për ata që plotësojnë disa kritere specifike fizike.

Fluturimi u zhvillua me një Boeing 727, i cili fluturoi në harqe të mëdha, ndërsa shkoi më pas në rënie të lirë, duke krijuar mungesë peshe për rreth 20 sekonda.

Shkencëtari i verbër nga Karolina e Veriut, Sina Bahram, ishte një nga 12 personat me aftësi të kufizuara të zgjedhur për të përjetuar fluturimin.

"Ishte magjike. Unë kam dashur ta bëj këtë që kur isha katër vjeç, por supozohej se kjo është krejtësisht e pamundur për mua."

Pas kthimit në tokë, 12 ambasadorët e Mission Astro Access thanë se kanë përjetuar një ndjesi të jashtëzakonshme dhe do të inkurajojnë një përfshirje më të madhe të personave me aftësi të kufizuara brenda sektorëve të shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës.

A2 CNN Livestream

Dita jonë