Refuzohet “mbreti” i tryezës për festat e fundvitit në Elbasan

Publikuar më: 16/12/2021, ora 14:36

Refuzohet “mbreti” i tryezës për festat e fundvitit në Elbasan

Publikuar më: 16/12/2021, ora 14:36

Kur na ndajnë më pak se dy javë nga festat e fundvitit, mbreti i tryezës së këtyre festave, gjeli i detit, është më pak i kërkuari nga banorët e Elbasanit.

Blerësit ankohen se çmimet janë të larta dhe se detyrohen të marrin kredi në bankë për të kënaqur fëmijët.

Ndërsa vetë tregtarët shprehen se rritja e çmimit i faturohet rritjes së kostos së ushqimit për rritjen e gjelave dhe natyrisht ekonomisë së dobët të popullatës.

Sipas tyre, e vetmja shpresë janë ardhja e refugjatëve, pasi banorët vendas nuk kanë fuqi blerëse. Prej vitesh, niveli i blerjeve për festat e fundvitit po shënon rënie të vazhdueshme, si dhe rritje të çmimeve duke e bërë të papërballueshëm për popullatën.