Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Vizitë në Bosnjë, mesazhi i parë i Peach: Britania do një Ballkan të sigurt

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2021, 09:56 | Ballkani
Vizitë në Bosnjë, mesazhi i parë i Peach: Britania do

“Qeveria e Britanisë së Madhe do një Ballkan Perëndimor të sigurt, me institucione të forta demokratike dhe sundim të ligjit”, tha Sir Stuart Peach, i dërguar i posaçëm i Britanisë për Ballkanin.

Është ky mesazhi i parë i të dërguarit të posaçëm të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor. Gjatë vizitës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Sir Stuart Peach, tha se kryeministri, Boris Johnson, i kërkoi të marrë postin për të mbështetur përpjekjet e Londrës për të ndihmuar të gjithë rajonin. 

“Në këtë pozicion, do të sjellë me vete të gjithë përvojën time personale dhe ekspertizën më të mirë diplomatike, të sigurisë dhe të tregtisë të Britanisë për të mbështetur zgjidhje politike, si dhe për të promovuar integrimet euroatlantike”, shtoi Peach.

Në Sarajevë u takua me përfaqësuesit politikë. Lideri i serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik, më herët kishte pretenduar se do ta refuzonte takimin, pasi Sir Stuart Peach ka qenë i angazhuar në bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999. Por një gjë e tillë nuk ndodhi, madje gjatë bisedës ishte i buzëqeshur.

I dërguari i posaçëm i Britanisë për Ballkanin Perëndimor tha se do të punojë me të gjithë partnerët, përfshirë përfaqësuesin e lartë dhe aleatët ndërkombëtar, për të promovuar paqen dhe pajtimin në Bosnjë, si dhe përparimin e këtij shteti.

Johnson e angazhoi atë pas raportimeve serioze se “Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh të sigurisë dhe stabilitetit në dy dekada”. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani