Të ndeshesh brenda në makinë, sporti i ri që po përhapet në Rusi

Publikuar më: 19/12/2021, ora 17:31
vlcsnap 2021 12 19 17h15m18s815 1280x720

Të ndeshesh brenda në makinë, sporti i ri që po përhapet në Rusi

Publikuar më: 19/12/2021, ora 17:31

Kemi dëgjuar të flitet për ndeshje në ring, por kur një makinë kthehet në “fushë betejë” mes dy konkurrentëve, kjo përben një risi.

Një sport i ri po fiton popullaritet në Rusi dhe e vetmja gjë që duhet të bësh është të ndeshesh brenda një makine.

“Car jitsu” është frymëzuar nga arti marcial popullor brazilian, jiu-jitsu.

Ndeshja zgjat dy raunde, ku secili atlet fillon raundin ose në sediljen e shoferit ose të pasagjerit dhe më pas ndërrohen pozicionet.

Gjithçka brenda makinës, duke përfshirë rripat e sigurisë, timonin, pasqyrat dhe sendiljet mund të përdoren për të fituar avantazh.