Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Daçiç: Ballkani i Hapur ishte propozim i Serbisë

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 15:39 | Ballkani
Daçiç: Ballkani i Hapur ishte propozim i Serbisë

Ballkani i Hapur ishte një iniciativë e propozuar nga Serbia. Konfirmimi vjen nga kryetari i Kuvendit i këtij shteti, Ivica Daçiç, i cili nënvizon se ky fakt shqetëson disa vende që e kundërshtojnë nismën rajonale.

“Mendoj se është një ide që mund t'i shqetësojë vetëm ata që janë kundër bashkëpunimit, të cilët janë më shumë për konflikte, ndasi dhe kontradikta në vend të nevojës për një jetë të përbashkët”, thekson kryeparlamentari serb.

Daçiç shton më tej se Ballkani i Hapur nuk duhet parë si një zëvendësim i Bashkimit Europian, apo “Ligë e Dytë” e Bashkimit Europian. Ndër të tjera, zyrtari serb nënvizoi se nisma rajonale kontribuon në aplikimin e vlerave europiane, duke mundësuar lëvizjen e lirë të qytetarëve, mallrave, kapitalit dhe punëtorëve.

Takimi i parë për nismën rajonale, të quajtur fillimisht Minishengeni Ballkanik, u mbajt në vitin 2019 në Novi Sad. Deri më tani, nismës i janë bashkuar vetëm Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa Kosova, Bosnjë-Hercegovina dhe Mali i Zi nuk kanë pranuar.

A2 CNN Livestream

Dita jonë