Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Google paralajmëron punonjësit: Vaksinohuni ose largohuni nga vendi i punës

Nga A2 CNN
20 Dhjetor 2021, 08:34 | Teknologji
Google paralajmëron punonjësit: Vaksinohuni ose largohuni nga vendi i

Google ka paralajmëruar punonjësit e saj se nëse nuk vaksinohen, do të humbasin përfundimisht vendin e tyre të punës.

Një urdhëresë e brendshme, e bërë publike nga mediat amerikane, tregon se gjiganti teknologjik i ka kërkuar stafit se duhet të tregojnë dokumentin që vërtetojnë se janë vaksinuar, ose në të kundërt do të shkarkohen.

Google i ka shtyrë punonjësit e saj që të rikthehen në zyrë, gjë që është shtyrë vazhdimisht, dhe pret që ata të rikthehen në zyra të vaksinuar.

Google nuk e mohoi saktësinë e raportit mbi memorandumin e zbuluar dhe shtoi se kërkesat e tyre për vaksinim janë një nga mënyrat më të rëndësishme se si ata mund ta mbajnë fuqinë e tyre punëtore të sigurt dhe të mbajnë shërbimet e tyre në funksion.

Përfaqësuesit e kompanisë thanë se janë të përkushtuar të bëjnë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar punonjësit e tyre që mund të vaksinohen, ta bëjnë këtë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli