Mbeturinat urbane transportohen me mjete të hapura në Gjirokastër

Publikuar më: 20/12/2021, ora 12:34

Mbeturinat urbane transportohen me mjete të hapura në Gjirokastër

Publikuar më: 20/12/2021, ora 12:34

Në rrugët e kalldrëmta të Gjirokastrës përveç arkitekturës, vizitorët ndeshen edhe me një tjetër pamje aspak të këndshme. Atë të kamionëve të hapur që transportojnë mbeturinat urbane, jashtë çdo norme. Përveç imazhit, kjo mënyrë e heqjes së mbetjeve është kthyer në shqetësim edhe për banorët, si dhe rrezik për përhapjen e sëmundjeve dhe aromës së rëndë përgjatë rrugës që përshkon kamioni.

Kjo është mënyra se si mblidhen mbeturinat në qytetin muze të Gjirokastrës, të mbrojtur edhe nga UNESCO. Mjete të hapura dhe të patarguara kryejnë heqjen e mbeturinave edhe nga zona muzeale e qytetit, ku punëtorët me lopata bëjnë sa munden.

Por kjo mënyrë, shikohet si shqetësuese për banorët pa llogaritur këtu imazhin aspak të denjë për një qytet muze.

Edhe vendgrumbullimi i mbetjeve urbane është një problem më vete për bashkinë e Gjirokastrës, ku ende nuk ka një landfill për trajtimin e tyre, por lihen në vend të hapur.

Zyrtarë të bashkisë të pyetur për këtë problematikë shprehen se shpresojnë në përfundimin e rrugës Kardhiq-Delvinë për t’i dërguar mbetjet në landfillin e Bakajt.