Publikohet lista me paga të qindra mijëra qytetarëve, prokuroria nis verifikim për skandalin
Publikohet lista me paga të qindra mijëra qytetarëve, prokuroria nis verifikim për skandalin
Pas skandalit me patronazhistët, me databazën e të dhënave të mbi 900 000 qytetarëve në Tiranë, një tjetër publikim të dhënash ka tronditur opinonin 24 orët e fundit.
Një databazë nga Tatimet për emrat, kompanitë dhe pagat e qindra mijë punonjësve në sektorin publik e privat po qarkullon përmes rrjetit WhatsApp. Të dhënat i përkasin pagës së janarit të vitit 2021, 4 muaj para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare.
Gjatë fushatës zgjedhore u publikuan “online” të dhënat e patronazhistëve të Partisë Socialiste me të dhënat e qytetarëve, por SPAK nuk nxori përgjegjës.
Ndërkohë, sot Prokuroria e Tiranës nisi verifikimin pas kallëzimit të bërë nga një grup qytetarësh lidhur me databazën e Tatimeve për pagat në sektorin publik e privat.