Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Rritja e çmimeve në Kukës, prefekti: Të ndëshkohen tregtarët që abuzojnë

Nga A2 CNN
24 Dhjetor 2021, 11:52 | Aktualitet
Rritja e çmimeve në Kukës, prefekti: Të ndëshkohen

Rritja e çmimeve të produkteve ushqimore veçanërisht në prag të festave të fundvitit, duket se ka vënë me shumë në vështirësi pensionistët dhe shtresat në nevojë në bashkinë e Kukësit.

Mjafton një vëzhgim në tregun e qytetit dhe nuk është e vështirë të kuptosh nivelin e ulët të blerjeve, ashtu sikurse nuk është e vështirë të gjesh persona që më shumë shikojnë se sa blejnë.

Rritja e çmimeve duket se ka shqetësuar edhe prefektin e Kukësit, i cili ka urdhëruar kontrolle dhe marrjen e masave të ashpra ndaj tregtarëve abuzues.

Do të ketë grupe kontrolli në treg, për atë tregtar që abuzon të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit, nuk ka pse të rriten çmimet nëpër festa”, thotë Zenel Kuçana, prefekt i qarkut të Kukësit.

Çdo fundviti konsumatorët kuksianë janë përballur me rritje të çmimeve, duke bërë që blerjet në shportën e tyre të jenë çdo vit e më të pakta.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani