Bie dhjetëra metra dhe përmbyset, shpëton shoferi

Publikuar më: 26/12/2021, ora 22:37
aksident 2 1 1280x720

Bie dhjetëra metra dhe përmbyset, shpëton shoferi

Publikuar më: 26/12/2021, ora 22:37

Një aksident ka ndodhur në rrugën e fshatit Bënçë, pjesë e  bashkisë Tepelenë. Një automjet tip “Benz” ka dal nga rruga dhe  ka rënë në 50 metra lartësi, duke u përmbysur.

Drejtuesi i mjetit është transportuar për në spitalin e Tepelenës për të marrë ndihmën mjekësore, është jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila vijon hetimet për shkaqet e aksidentit, ku dyshohet se një ndër to është lagështira në rrugë.