Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Dramë në futboll, dy lojtarë vdesin në fushë

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2021, 08:45 | Futboll
Dramë në futboll, dy lojtarë vdesin në fushë

Ka qenë një Krishtlindje dramatike për botën e futbollit. Ditën e djeshme, dy futbollistë kanë gjetur vdekjen në fushën e lojës, në Oman dhe Algjeri.

Lojtari i Muscat FC, Mukhaled Al-Raqad, në Oman, ndërroi jetë pas një infarkti në zemër; ndërsa Sofiane Loukar, i MC Saïda, në kategorinë e dytë algjeriane, vdiq pasi mori një goditje të fortë në kokë gjatë ndeshjes.

Al-Raqad pësoi infarkt gjatë nxemjes përpara ndeshjes dhe pavarësisht se mori menjëherë ndihmën mjekësore, nuk mbijetoi dot.

Ndërkohë që Loukar u përplas kokë më kokë me një kundërshtar dhe fillimisht gjithçka u duk në rregull. Sipas gazetës “El Khabar”, ai u trajtua nga mjekët e ekipit dhe u kthye sërish në lojë. Pas 10 minutash, ai u rrëzua në tokë dhe nuk u ngrit më.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani