Parashikimi i motit: 26 dhjetor 2021

Publikuar më: 26/12/2021, ora 08:17
PARASHIKIMI I MOTIT 1 1280x720

Parashikimi i motit: 26 dhjetor 2021

Publikuar më: 26/12/2021, ora 08:17

Kthjellime dhe vranësira mbizotërojnë motin në zonat jugore, ndërsa pjesa tjetër e vendit do të ketë reshje shiu dhe dëborë në zona të izoluara malore.

Pasditja sjell reshje të pakta edhe në zonat jugore; reshje që vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit vijojnë me rritje në të dy vlerat ditore, të cilat luhaten nga 0°C në rreth 20°C. Era do të fryjë mesatare në tokë, por deri e fortë në det, kryesisht pas mesditës, kur dallgëzimi në det ngjitet mbi 4 ballë.