Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

“Green Pass”, rriten shifrat e të vaksinuarve me dozën e parë

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 16:09 | Sociale
“Green Pass”, rriten shifrat e të vaksinuarve me dozën e

Vendimi për “green pass”-in në adminstratën publike dhe në qendrat tregtare rrit numrin zyrtar të vaksinimeve.

Drejtuesit e qendrave shëndetësore thonë se në këtë periudhë është shtuar fluksi i qytetarëve për të marrë dozën e parë anti-covid, si dhe kartonin e vaksinimit që do t’u sigurojë kthimin në punë.

https://a2news.com/2021/12/23/silva-bino-kemi-arritur-40-te-vaksinimit-kryesojne-bashkite/

Këtë periudhë, mjekët po konstatojnë edhe rritje të sëmundshmërisë në popullatë dhe jo vetëm te moshat pediatrike. Me konfirmimin e variantit Omicron, ekspertët bëjnë thirrje për rritjen e vaksinimeve me një, dy dhe tre doza.

Ndërkohë, 4 janari është afati i fundit i vendour nga Komiteti i Ekspertëve për vaksinimin e punonjësve të adminstratës publike dhe atyre në qendrat tregtare. Nëse nuk do të kenë “green pass”, çdo javë duhet të kryejnë testin e tamponit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani