Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Skandali i inceneratorëve, Kryemadhi: Koka hallka e fundit, është pastrim parash i një grupi të strukturuar që beson se drejtësinë e ka në xhep

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2021, 20:30 | Politikë
Skandali i inceneratorëve, Kryemadhi: Koka hallka e fundit, është

LSI dhe liderja e saj Monika Kryemadhi kanë qenë aktiv në denoncimin e skandalit të inceneratorëve, ndërkohë që një ish-eksponent i rëndësishëm i kësaj partie, Lefter Koka, rezulton i përfshirë në mënyrë direkte.  

Sipas saj, e intervistuar nga Alba Alishani në “Debat”, fokusi nuk mund të jetë Koka.  “Nuk duhet të kapemi pas emrave, por pas fenomenit. Katarsisi është fenomen i domosdoshëm, edhe në partitë politike. Skema e inceneratorëve, jo vetëm është korruptive, por kalon edhe çështjen shqiptare, sepse ndjekja  e parave shkon jashtë kufijve. Ish-përfaqësuesi i LSI është hallka e fundit i këtij zinxhiri korruptues, kriminal,  sepse në këndvështrimin tonë kemi të bëjmë me një grup të strukturuar kriminal, sepse vetë funksionimi i shtetit shqiptar, me vendime të marra brenda një dite, dhe devijimin e koncesioneve, gjithçka ishte në funksion të një skeme shumë të madhe. Shqipëria noton në korrupsion, por skema e inceneratoreve shkon përtej”.

Po si erdhën informacionet e parregullsive tek LSI? “  

 “Ka njerëz që e ndjejnë se e kanë detyrim ta bëjnë këtë denoncim, kanë tentuar në institucione politike të tjera, por duhet guxim. Janë persona në dijeni që e kanë dërguar në emailin tim zyrtar, me mijëra faqe. Janë jashtë çdo institucioni shqiptar. Problemi qëndron tek fakti që asnjë nuk e merrte përsipër këtë, sepse goditja ishte fatale”, shton Kryemadhi.

https://a2news.com/2021/12/27/djegia-e-mandateve-kryemadhi-gabim-qe-meta-nuk-do-ma-fali-shquhem-per-naivitet-politik-votat-i-bleu-edhe-pd/

Sipas saj, kjo është një provë e madhe për SPAK. “ SPAK është në provë për të parë sa seriozisht e ka marrë këtë skemë e denoncuar nga LSI për Fierin, Elbasan dhe Tiranën, ky i fundit përben kupolën e skemës, sepse nëpërmjet tij janë lëvruar paratë me të cilën janë paguar nënkontraktohet e kompanive të tjera fiktive”.

Sipas saj, skema korruptive shkon nga kryeministri dhe përfundon tek nëpunësi më i thjeshtë në komisionin e ofertave, ku përtej korrupsionit sipas saj kemi të bëjmë edhe me pastrim parash. “Çështja nuk ka të bëj vetëm me garën sesi u blenë makineritë, por me shkelje ligjore të hapura që dëshmon ekzistencën e një grupi kriminal, që dërgoi 430 milionë euro në shoqëri off shorë në Holandë,  që pastaj investohen këtu në ndërtime e të tjera, pa patur dijeni për origjinën”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë