Barcelona blen Ferran Torres nga City, 1 miliard euro klauzolë

Përditësuar më: 28/12/2021, ora 19:17
ferran torres 1150x720

Barcelona blen Ferran Torres nga City, 1 miliard euro klauzolë

Përditësuar më: 28/12/2021, ora 19:17

Tashmë është zyrtare: Ferran Torres është futbollisti i ri i Barcelonës.

Klubi katalanas njoftoi se është arritur marrëveshja me Manchester City për blerjen e sulmuesit spanjoll për 55 milionë euro, plus bonuset.

Ferran Torres do të firmosë një kontratë deri në vitin 2027, me një klauzolë prej 1 miliard eurosh

Ky është përforcimi i dytë i Barçës në merkaton e dimrit, pas afrimit të Dani Alves.