Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

ISHP: Edhe shqiptarë të vaksinuar jashtë vendit mund të regjistrohen në e-Albania, kontaktoni mjekun e familjes

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2021, 15:20 | Aktualitet
ISHP: Edhe shqiptarë të vaksinuar jashtë vendit mund të

Integrimi I sistemeve, ju jepet mundësia qytetarëve të plotësojnë procesin e vaksinimit në Shqipëri dhe anasjelltas

Instituti i Shëndetit Publik njoftoi se qytetarët shqiptarë që jetojnë brenda ose jashtë vendit mund të vaksinohen në Shqipëri dhe do të përfitojnë automatikisht certifikatën e vaksinimit (green pass) nëpërmjet sistemit e-Albania.

“Gjithashtu, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të evidentojnë dhe regjistrojnë vaksinat e kryera jashtë vendit, pranë mjekut të familjes. Evidentimi i certifikatave të vaksinimit të qytetarëve që kanë kryer të paktën njërën dozë të vaksinës jashtë vendit dhe regjistrimi i tyre në Shqipëri, ju jep mundësinë të gjithë qytetarëve shqiptarë të kryejnë dozën e dytë apo dozën e tretë booster në Shqipëri dhe anasjelltas”

Instituti i Shëndetit Publik

Instituti i Shëndetit Publik informoi gjithashtu se, nisur dhe nga rekomandimet e Komitetit të Eksperteve për paraqitjen e kartës së vaksinimit në kufi, të dhënat e kryerjes së vaksinës si dhe njehsimi i certifikatës së vaksinimit, po dokumentohen në sistemet tona të integruara të regjistrimit të personave të vaksinuar dhe më pas reflektohen në sistemin e-Albania.

“Certifikata e vaksinimit e Republikës së Shqipërisë është e integruar me sistemin europian dhe njihet njëlloj si green pass i vendeve të Bashkimit Europian. Pra, qytetarët shqiptarë mund ta përdorin certifikatën e vaksinimit brenda dhe jashtë vendit. Duke filluar nga dita e sotme, në raportimet e vaksinimit do të përfshihen edhe të dhënat e qytetarëve shqiptarë që janë vaksinuar jashtë vendit dhe që janë të regjistruar në sistemet tona të integruara, për t’u dhënë të gjithëve mundësinë për të përmbushur procesin e vaksinimit në Shqipëri ose jashtë vendit”

Instituti i Shëndetit Publik

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani