Kriza energjetike në Kosovë, Rizvanolli: Nuk garantojmë 100% se nuk do ketë ndërprerje

Publikuar më: 28/12/2021, ora 16:53

Kriza energjetike në Kosovë, Rizvanolli: Nuk garantojmë 100% se nuk do ketë ndërprerje

Publikuar më: 28/12/2021, ora 16:53

Kosova mund të përjetojë ndërprerje të energjisë elektrike në fundvit. Shkak për këtë po bëhen punimet në rrjetin e shpërndarjes, ndërsa qeveria ka garantuar subvencione për të mbuluar të gjithë konsumin, si për qytetarët ashtu edhe për bizneset.

 “KEDS është duke vazhduar të mos nominoj kërkesën e duhur dhe të mos blej energjinë e duhur për të mbuluar pjesën e humbjeve të rrjetit të vetë dhe si pasojë e kësaj ne edhe pse e kemi dhënë subvencionin për të garantuar furnizimin për qytetarët nuk mund të jemi 100% të sigurt se reduktimet nuk do ndodhin për shkak të devijimeve të cilat po i bënë KEDS”, deklaroi ministrja e Ekonomisë Artane Rivanolli.

Në një seancë të jashtëzakonshme, opozita vërshoi një lum kritikash në drejtim të qeverisë dhe e konsideroi të paaftë për drejtimin e vendit.

Sipas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, “qeveria jonë populiste siç është, verës kur tjerët merreshin me problemet e energjisë, kjo Qeveri shpërndante parulla nëpër Evropë se ka zhvillimin më të madh, aq të lartë sa që po arrin edhe Kroacinë. Kryeministri që i ka krejt, që së s’është këtu, na thotë se rryma s’blihet, sepse s’konservohet në frigorifer. Për këtë janë fajtor të gjithë, secili përveç tij që është në pushtet”.

Ndërkohë, Memli Krasniqin, kreu i PDK-së, shtroi disa pyetje ministres.  “këto 20milionë neve na paskan sigurua dritat, çka mundesh me iu thënë njerëzve në Kroin e Vitakut që tri ditë që nuk kanë rrymë. Çka mundesh me iu thënë qytetarëve në Kosovë që kanë reduktime deri në 12 orë. Kë po e mashtroni? A je duke mashtruar veten, a je duke mashtruar kryeministrin, apo je duke i mashtruar qytetarët të cilët janë të mërdhimë dhe në terr”.

Ndërkohë, në këtë seancë, kuvendi i Kosovës dështoi në miratimin e vendimit të qeverisë për masat e emergjencës në furnizimin e energjisë. Kjo pasi mungoi kuorumi I nevojshëm, sepse në sallë ishin të pranishëm vetëm 55 deputetë.