“Të krijojmë një front në të mirën e vendit”, aktivisti tregon qëllimin e “Po, për Shqipërinë”

Përditësuar më: 28/12/2021, ora 20:20

“Të krijojmë një front në të mirën e vendit”, aktivisti tregon qëllimin e “Po, për Shqipërinë”

Përditësuar më: 28/12/2021, ora 20:20

Ilir Aliaj, aktivist i shoqërisë civile, në “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, se platforma “Po, për Shqipërinë” ka “synim që t’i bëjë thirrje të gjithë shqiptarëve që të krijojnë një front në të mirën e vendit”.

“Problemet e brendshme të Partisë Demokratike bëjnë që vendi të mos ketë një opozitë të mirëfilltë. Pra, partia më e madhe e opozitës është e ndarë në dy grupe. Ne nuk kemi synim që të hyjmë në këtë luftë të brendshme të PD-së, por kemi synim që t’i bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të krijojnë një front në të mirën e vendit”, tha Aliaj.

“Që Shqipëria të jetë vend i së drejtës, të jetë e barabartë me vendet e Bashkimit Europian. Për momentin, nuk kemi një linjë të qartë ideologjike. Ne jemi mbështetur te zoti Shehi duke u bazuar në dy parime kryesore: integriteti moral dhe mënyra se si e mirëpriti idenë tonë”, u shpreh Aliaj.