Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vala Omicron në SHBA, mungesa të theksuara në staf, reduktohet koha e karantinës

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2021, 12:23 | Bota
Vala Omicron në SHBA, mungesa të theksuara në staf, reduktohet

Periudha e izolimit për persona asimptomatikë me Covid-19 do të përgjysmohet nga 10 më 5 ditë në SHBA.

Rekomandimi erdhi nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e cila tha se kjo periudhë duhet të pasohet nga 5 mbajtje maske në praninë e personave të tjerë.

Siç thuhet, shumica e infektimeve ndodhin 2 ditë para dhe 3 ditë pas shfaqjes së simtomave. Masa pritet të lehtësojë problemet e shkaktuara nga mungesa e stafit për shkak të izolimit. Ekspertët thanë se rekomandimi motivohej nga shkenca.

“Nëse ke simptoma nuk duhet të dalësh, por në rastin e asimptomatikëve të infektuar, duam që të rikthehen në punë, veçanërisht në ato vende që janë thelbësore për të çuar përpara shoqërinë. Prandaj, mendoj se reduktimi i periudhës së karantinës ishte një zgjedhje e mirë dhe kujdesshme nga CDC”, tha Anthony Fauci.

Njoftimi vjen pasi më shumëse 200 mijë raste të reja u konfirmuan gjatë dy ditëve të fundit në të gjithë vendin. Rritja drastike e rasteve i faturohet variantit Omicron, i cili tani është dominues në vend.

Studimet fillestare sugjerojnë se Omicron është më i butë, por më ngjitës se variantet paraardhëse. Numri në rritje i të infektuarve ka shtuar presionin në një sërë industrish, përfshirë atë të udhëtimeve ajrore me mijëra fluturime të anuluara gjatë Krishtlindjeve. Ishin pikërisht drejtuesit e kompanive të mëdha ajrore që kërkuan reduktimin e periudhës së karantinës, ndërsa anulimet e fluturimeve vazhdojnë për të 4-tën ditë. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani