Vrau gabimisht 14-vjeçaren, policia e Los Angeles publikon videot

Përditësuar më: 28/12/2021, ora 21:23

Vrau gabimisht 14-vjeçaren, policia e Los Angeles publikon videot

Përditësuar më: 28/12/2021, ora 21:23

Policia e Los Angeles ka publikuar videot e një incidenti, ku një oficer vrau një vajzë 14-vjeçare, ndërkohë që po i qëllonte një personi tjetër.

Pamjet tregojnë policët që futen në një qendër tregtare pas njoftimit për një “klient agresiv” që po sulmonte klientët e tjerë. Njëri nga efektivët qëlloi 3 herë drejt tij, por njëri nga plumbat bëri rikoshet dhe vrau adoleshenten që po provonte fustane në dhomën e provës.

Viktima 14-vjeçare është Valentina Orellana-Peralta, e cila, sipas mjeko-ligjorëve, vdiq në vend nga plumbi në gjoks.

Polici që qëlloi është pezulluar nga puna, ndërsa identiteti i tij nuk është bërë i ditur. Ndërkohë, i vrarë mbeti edhe 24-vjeçari Daniel Elena Lopez, personi për të cilin ishte njoftuar policia nga shitëset në qendrën tregtare.