Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“78% e personave nuk arrijnë që të përballojnë shpenzimet apo të kursejnë”

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 21:19 | Ekonomi
“78% e personave nuk arrijnë që të përballojnë

Arlinda Muja, kryetare e Shoqatës së Mikrofinancës, u shpreh në “A2 Business” me Aurora Sulçe, se rritja e çmimeve parandalohet vetëm me një politikë afatgjatë investimi në ndihmë të fermerëve vendas.

“Unë besoj se duhet një politikë afatgjatë investimi për t’i ndihmuar fermerët që të shndërrohen nga një biznes familjar, në biznes të vogël ose të madh. Mungon trajnimi i tyre sepse unë nuk besoj që cilësia e produkteve të importuara është më e lartë sesa ajo e produkteve vendase”, tha Muja.

“Çmimet kanë nisur të rriten që në fillim të vitit, jo tani. Nga anketimet tona, 78% e personave nuk arrijnë që të përballojnë shpenzimet apo të kursejnë. Vetëm 22% nuk kanë nevojë për kredi”, deklaroi më tej Muja.

Ajo shtoi se nuk pritet rritja e kredive të këqija: “Nuk po shohim kërkesë të rritur për kredi për çështje luksi. Kështu që, nuk presim rritje të kredive të këqija. Kreditë e marra në 6 muajt e fundit kanë një tregues kthyeshmërie më të mirë edhe sesa në vitin 2019”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë