Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Basha tradhtoi demokratët, Berisha: Në vendet ish-komuniste forcat si e jona janë arkivuar

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 13:22 | Politikë
Basha tradhtoi demokratët, Berisha: Në vendet ish-komuniste forcat si

Edhe njëherë nga Vlorë, ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi Lulzim Berishën duke e quajtur si tradhtarin e forcës së tij politike.

Në 31 vjetorin e krijimit të degës së PD në qytetin bregdetar, Berisha u shpreh se Basha në vend që të merrej me votën e shqiptarëve dhe demokratëve u mor me manipulimin e votës brenda partisë për të garantuar karrigen e tij.

“Demokratët u tradhtuan nga një njeri që do të hyjë në historinë politike të Shqipërisë si politikani më i papërgjegjshëm ndaj forcës së tij dhe vendit. Megjithatë, sot ne kemi rast të jemi krenarë sepse nëse hedhim një sy në hartën e Europës ish-komuniste forcat si e jona janë arkivuar në histori përveçse në Hungari. Por ne mbijetuam. PD pati fatin e keq të ketë në krye një njeri që e çoi nga disfata në disfatë. Pavarësisht kësaj ecurie më 25 prill ishim bashkë 625 mijë shqiptarë, por pa një kokë. Vetëm 19% e tyre i besonin kryetarit të PD. E vërteta është se 81% e tyre nuk kishin besim tek ky njeri pasi nuk e meritonte dhe më 26-27 prill në vend që të ftonte demokratët në sheshe për të mos pranuar zgjedhjet që u zhvilluan me sistemin e patronazhistëve dhe blerjen e votës. Njeriu që e shpalli masakër elektorale do të shndërrohej në tradhtarin absolut të demokratëve shqiptarë në vend që të merrej me mbrojtjen e votës së tyre u mor me manipulimin e votës së tij për të garantuar karrigen”, u shpreh Berisha nga Vlora.

A2 CNN Livestream

Dita jonë