Besojeni ose jo, ky kompleks nuk është duke u shembur

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 14:32

Besojeni ose jo, ky kompleks nuk është duke u shembur

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 14:32

Në pamje të parë, ky bllok me kulla në Holandë duket sikur ka nisur të shembet, por në të vërtetë nuk është kështu.

Ndërtimi në fjalë është një objekt krejt i ri që po ndërtohet në Amsterdam, i projektuar qëllimisht për t’u dukur sikur pjesë të mëdha janë rrëzuar prej tij.

Kompleksi 75 000 metra katrorë i quajtur “Lugina”, u projektua nga firma holandeze e arkitekturës MVRDV, e cila krijoi tumën e diskutueshme të Harkut të Mermerit në Londër.

“Lugina”, e cila do të hapet në vitin 2022, përmban tri “maja”, më e larta prej të cilave është 100 m e lartë.