Covid-19 nuk i ndahet Realit, 4 lojtarë të tjerë pozitivë

Publikuar më: 29/12/2021, ora 16:59
real stervitje

Covid-19 nuk i ndahet Realit, 4 lojtarë të tjerë pozitivë

Publikuar më: 29/12/2021, ora 16:59

Real Madrid ka bërë me dije se 4 futbollistë të tjerë kanë rezultuar të prekur me koronavirus. Bëhet fjalë për elementë shumë të rëndësishëm për trajnerin Carlo Ancelotti: Thibaut Courtois, Vinicius Junior, Fede Valverde dhe Eduardo Camavinga.

Të gjithë janë në gjendje të mirë dhe kanë nisur karantinimin në banesat respektive, pas kthimit nga pushimet.

Mungesa të rëndësishme këto për Realin, sidomos portieri Courtois dhe sulmuesi Vinicius, të cilët kanë luajtur më shumë se të gjithë këtë sezon. Ata do të mungojnë ndaj Getafes (2 janar) dhe në Kupë, ndaj Alcoyano (5 janar).

Madrilenët shpresojnë që lojtarët të negativizohen për ndeshjen e 8 janarit, kundër Valencias.

Përpara pushimeve të Krishtlindjes, pozitivë me Covid-19 rezultuan 7 lojtarë: Lunin, Isco, Marcelo, Alaba, Asensio, Bale dhe Modric.