Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Eksperti tregon se cilat produkte kanë pësuar rritjen më të madhe në çmim

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 21:50 | Ekonomi
Eksperti tregon se cilat produkte kanë pësuar rritjen më të

Ermal Telha, ekspert për ekonominë, tregoi në “A2 Business” se rritjen më të madhe në çmim e kanë pësuar produktet bazë.

“Kemi nevojë të popullatës për shtim të konsumit dhe në mënyrë të natyrshme, çmimet do të rriteshin. Mendoj se rritja e çmimeve vjen nga importi. Në momentin që jemi të detyruar që të importojmë, nuk e dirigjojmë dot ne pjesën e çmimeve, por importuesit”, tha Telha.

https://a2news.com/2021/12/29/78-e-personave-nuk-arrijne-qe-te-perballojne-shpenzimet-apo-te-kursejne/

“Te zinxhiri i transmetimit të produktit, rolin kryesor në abuzim e ka hallka e tregtimit. Për shumë arsye, ne kemi një shtresë prodhuese kombëtare të pambrojtur, në raport me subvencionimin e prodhimit vendas. Duhet t’i kushtojmë vëmendje arritjes së standardit të cilësisë së produkteve tona”, shtoi eksperti.

Sipas Telhës, “duhet të kemi qasje më mbrojtëse ndaj vendasve, me politika favorizuese”.

https://a2news.com/2021/12/29/rritja-e-cmimeve-nuk-lidhet-me-festat-e-fundvitit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë