Energjia për Kosovën, ministrja Balluku tregon detajet e depozitimit

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 19:18

Energjia për Kosovën, ministrja Balluku tregon detajet e depozitimit

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 19:18

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku, ka dhënë detaje lidhur me shkëmbimin e energjisë me Kosovën gjatë dy ditëve të festave të ndërrimit të vitit.

Ajo ka shpjeguar se energjia që do të jepet tani, do të merret gjatë periudhës së verës. Sasia e energjisë që do t’i jepet Kosovës do të sigurohet nga prodhimi vendas, i ndihmuar nga rreshjet, por edhe nga importi, nëse do të jetë nevoja. 

Kjo nuk është hera e parë që Shqipëria depoziton në Kosovë. Tashmë, prej vitesh, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare dhe KEK i Kosovës kanë marrëveshje bashkëpunimi, që nënkupton depozitim të energjisë nga pala shqiptare gjatë periudhave të mira të prodhimit dhe rimarrje të kësaj energjie në verë, kur ka thatësirë.

Aktualisht, i gjithë rajoni ndodhet në një situatë të vështirë energjetike, për shkak të rritjes drastike të çmimit të energjisë në tregun ndërkombëtar.

Që prej datës 8 tetor, Shqipëria ka shpallur emergjencën energjetike, e cila do të zgjasë deri më 15 prill.