Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Festat e fundvitit, stafet mjekësore pozicionohen në pikën doganore të Morinës

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 14:18 | Aktualitet
Festat e fundvitit, stafet mjekësore pozicionohen në pikën

Festat e fundvitit kanë shtuar fluksin e qytetarëve në pikën e përbashkët kufitare mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Masat e rrepta të vendosura nga autoritetet mjekësore të të dyja shteteve pritet të kenë një zbatueshmëri të imtësishëm. Pranë pikës doganore është një personel mjekësor për verifikimin e certifikatave të vaksinimit. Variantet e Covid-19 kanë alarmuar autoritetet të cilat kërkojnë që asnjë shtetas të mos bëhet përhapës i infeksionit të koronavirus. Ndonëse Kosova paraqitet më mirë në raport me kontrollin e pandemisë dhe vaksinimet, sërish nuk pritet të ketë tolerime.

Edhe në doganën e Vërmicës autoritetet  e Kosovës kanë ngritur një qendër vaksinimi për t’ju ardhur në ndihmë qytetarëve Kosovarë që jetojnë jashtë vendit dhe kthehen pranë familjeve të tyre për festat e fundvitit me qëllim që ta kryejnë këtë procedurë në kufi, për të shmangur kthimin pas të tyre.

Në këtë qendër mund të vaksinohen edhe qytetarët e Shqipërisë. Sipas rregullave të reja të qeverisë së Kosovës, çdo person që hyn në Kosovë duhet të ketë certifikatën me dy doza të vaksinës ose një dozë së bashku me dëshminë se ka kaluar Covid-in, ndërsa nga data 3 janar do pranohen vetëm ata me dozat e plota të vaksinës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani