Forcat e Armatosura, Ministria e Mbrojtjes nis fushatën e rekrutimeve

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 14:29

Forcat e Armatosura, Ministria e Mbrojtjes nis fushatën e rekrutimeve

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 14:29

Ministria e Mbrojtjes ka nisur nga Elbasani fushatën për rekrutimin e të rinjve që duan të bëhen pjesë e forcave të armatosura.

Janë 400 pozicione të lira pranë FA si ushtar apo detar aktiv, që presin të rinjtë shqiptarë, të cilët kanë dëshirën dhe energjinë të përfaqësojnë vendin e tyre përkrah trupave të NATO-s.

Niko Peleshi, ministër i Mbrojtjes, theksoi pagën dinjitoze që mund të përfitojë një pjesëtar i FA-së që në fillim të karrierës së tij, ndërsa duket se interesi i të rinjve nuk ka munguar.

Fushata e Ministrisë së Mbrojtjes do të vijojë në të gjithë qytetet e Shqipërisë për të rekrutuar të rinj nga mosha 18-27 vjeç, edhe me arsim 9-vjeçar, duke mundësuar më pas arsimim të mëtejshëm falas dhe të gjitha lehtësirat e një ushtaraku.