Hap fals i Chelsea, City drejt shkëputjes në krye të Premier League

Publikuar më: 29/12/2021, ora 22:41
chelsea 1186x720

Hap fals i Chelsea, City drejt shkëputjes në krye të Premier League

Publikuar më: 29/12/2021, ora 22:41

Chelsea nuk ka shkuar dot më shumë sesa një barazim 1-1 në fushën e tij, ndaj Brighton, në javën e 20 të Premier League.

Ekipi i drejtuar nga Thomas Tuchel zhbllokoi rezultatin në minutën e 28, me anë të Romelo Lukakut, por nuk arriti të shënonte golin e sigurisë.

Nga kjo përfituan miqtë, të cilët, me anë të Danny Welbeck, barazuan gjithçka në minutat shtesë të ndeshjes, atëherë kur londinezëve nuk u kishte mbetur më kohë për të reaguar.

Nga hapi fals i “Bluve” të Londrës po përfiton Manchester City, që aktualisht është duke mposhtur në transfertë Brentford, me rezultatin 1-0.

Nëse kjo ndeshje përfundon me fitoren e ekipit të Pep Guardiola, City do të shkëputet në krye të renditjes, 8 pikë nga Chelsea i vendit të dytë dhe 9 nga Liverpool i vendit të tretë.