Informaliteti te pagat, shmangia e detyrimeve fiskale po dëmton skemën e pensioneve

Publikuar më: 29/12/2021, ora 14:12

Informaliteti te pagat, shmangia e detyrimeve fiskale po dëmton skemën e pensioneve

Publikuar më: 29/12/2021, ora 14:12

Në Shqipëri punojnë dhe paguhen rreth 700 mijë persona. Vlera e deklaruar e asaj çka marrin përfshin luhatet  nga më pak se 30 mijë lekë e deri në mbi 5 milionë lekë në muaj.

Në këtë segment, rreth 32 për qind, thënë ndryshe gati 220 mijë qytetarë paguhen me pagë minimale.

Mirëpo, skema e shmangies nga detyrimet fiskale po dëmton pensionet duke thelluar gropën e krijuar në skemë.

Skema e pensioneve në vend thuajse gjatë gjithë ekzistencës së saj ka qenë deficitare, duke u përkeqësuar me ritme të shpejta vitet e fundit. Përveç shmangies fiskale nga punëdhënësit, ulja e numrit të kontribuuesve po bën që struktura e pensioneve të vërë në vështirës serioze buxhetin e shtetit.