Kosova shpall emergjencën energjitike, ligjërohen kufizimet

Publikuar më: 29/12/2021, ora 16:14

Kosova shpall emergjencën energjitike, ligjërohen kufizimet

Publikuar më: 29/12/2021, ora 16:14

Kosova shpall gjendjen e emergjencës energjitike. Kuvendi arriti të miratojë vendimin e qeverisë, në të cilin përcaktohen masat që do të merren për tejkalimin e krizës aktuale.

Pas dështimit të fundit, maxhorancës i dhanë përkrahje përmes abstenimit disa deputetë nga PDK dhe AAK, ndërsa votimi i plotë ishte 57 vota pro dhe 17 abstenime. Me shpalljen e gjendjes së emergjencës së energjisë elektrike, në Kosovë u bë e ligjshme dhe ndërpreja në furnizim.

Gjithashtu, do të ngrihet dhe një Komitet Teknik Emergjent, i cili do të identifikojë dhe paraqesë rekomandime për zgjidhjen e problemeve te ministrja e Ekonomisë. Në bazë të tyre, qeveria do të publikojë masat kufizuese.

Prej javësh, qytetarët në Kosovë po përballen me ndërprerje të furnizimit me energji elektrike. Për këtë, ekzekutivi i drejtuar nga kryeministri Albin Kurti fajëson rritjen e theksuar të konsumit, nivelin e ulët të prodhimit të brendshëm dhe rritjen e madhe të çmimit në bursat ndërkombëtare. Këtë krizë e ka rënduar dhe amortizimi i rrjetit të shpërndarjes.

Sipas masave të aprovuara nga Kuvendi, Korporata Energjitike e Kosovës detyrohet të disbursojë subvencionet e qeverisë për importin e energjisë elektrike. Gjendja e emergjencës energjitike do të qëndrojë në fuqi për 60 ditë. Kuvendi mund ta zgjasë atë me shumicë votash.