Kreu i SPAK, Kraja: Po kryhen hetime edhe për inceneratorët e Tiranës dhe Fierit

Publikuar më: 29/12/2021, ora 11:52
arben kraja 1280x720

Kreu i SPAK, Kraja: Po kryhen hetime edhe për inceneratorët e Tiranës dhe Fierit

Publikuar më: 29/12/2021, ora 11:52

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ka bërë të ditur se përveç inceneratorit të Elbasanit, janë duke kryer hetime edhe për inceneratorin e Tiranës dhe atë të Fierit.

Sa i përket procedurave të tenderimit të inceneratorit të Elbasanit, është vënë në pranga edhe ish-ministri, Lefter Koka. Koka po hetohet për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”, “korrupsioni” dhe “pastrimit të parave”, të kryera sipas SPAK, gjatë procedurës tenderuese për iceneratorin e Elbasanit.

Përmes deklarimeve të avokatit të tij, Koka pretendon se nuk ka përgjegjësi ligjore, dhe se çështja ka ngjyresa politike. Por sipas SPAK, në cilësinë e ministrit të Mjedisit, Koka ka shkelur ligjin gjatë procedurës për dhënien me koncesion të iceneratorit të Elbasanit te shoqëria “Albtech Energy” dhe se ka përfituar gati 3,7 milionë euro ryshfet.

Lidhur me hetimin për nxjerrjen e të dhënave personale, kreu i SPAK u shpreh se po heton Prokuroria e Tiranës. “Nëse rezulton se janë të përfshirë subjekte që janë në kompetencën tonë, do të vihemi në lëvizje”, u shpreh kreu i SPAK.

Në fund, Kraja u shpreh se “SPAK nuk ka koncept të “peshkut të madh”, duhet të kenë frikë të gjithë ata që shkelin ligjin”.