Kultivim droge dhe shpërdorim detyre, arrestohen 5 policë

Publikuar më: 29/12/2021, ora 19:27
KANABIS 1024x576

Kultivim droge dhe shpërdorim detyre, arrestohen 5 policë

Publikuar më: 29/12/2021, ora 19:27

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka lëshuar urdhër-arresti për 5 policë në Qarkun e Fierit, të akuzuar për kultivim droge dhe shpërdorim detyre.

Në pranga ka rënë shefi i seksionit të krimeve në Mallakastër, Komisar E. M., nënkomisari i Policisë së Mallakastrës E. V. dhe disa inspektorë.

Pas hetimeve të kryera, në afërsi të Urës së lumit Vjosë, në Poçem të Mallakastrës, u evidentuan disa parcela të kultivuara me bimë narkotike, ngjarje për të cilën më herët janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.

Këta punonjës policie dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën gjatë periudhës qershor – shtator 2021 duke lejuar, apo favorizuar veprimtarinë kriminale të disa shtetasve të arrestuar më parë nga Prokuroria e Rrethit Fier për kultivim të bimëve narkotike.