Marrëveshjet ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës dështon t’i miratojë, PDK dhe LDK abstenuan

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 14:46
MB KUVENDI DESHTIMI frame 0 1280x720

Marrëveshjet ndërkombëtare, Kuvendi i Kosovës dështon t’i miratojë, PDK dhe LDK abstenuan

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 14:46

Për të disatën herë, Kuvendi i Kosovës ka dështuar të miratojë marrëveshjet ndërkombëtare. Në seancën e sotme, dështoi tentativa për ratifikimin e Memorandumit për mirëkuptim mes Ministrisë së Arsimit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për programin e shkëmbimit akademik, “Fulbright”.

Votimin e abstenoi Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lista Serbe. Pro ujdisë së rëndësishme votoi Lëvizja Vetëvendosje dhe partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Pasi dështoi ratifikimi i marrëveshjes së parë ndërkombëtare, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, vendosi që të mos i hedhë për votim dhe katër ujditë e tjera ndërkombëtare.