Mesazhi i Papa Françeskut: Mos t’i mbyllim sytë para emigrantëve, është skandal social

Publikuar më: 29/12/2021, ora 14:43

Mesazhi i Papa Françeskut: Mos t’i mbyllim sytë para emigrantëve, është skandal social

Publikuar më: 29/12/2021, ora 14:43

Një mesazh i fortë solidariteti për emigrantët. Papa Françesku krahasoi vuajtjet e tyre me ato të familjes së shenjtë të Jezusit, duke e konsideruar zhvendosjen “një skandal i njerëzimit”.

“Ne duhet të lutemi për të gjithë emigrantët, të persekutuarit dhe të gjithë ata që janë viktima të rrethanave të pafavorshme, qoftë politike, historike apo personale. Ne mendojmë për viktimat e shumta të luftërave që dëshirojnë të largohen nga vendi i tyre, por nuk munden, mendojmë për emigrantët që marrin rrugët e lirisë dhe shumë prej tyre përfundojnë në mes të rrugës ose vdesin në det. Mendojmë për Jezusin duke ikur ne krahët e Shën Jozefit dhe Marisë shohim në të çdo emigrant të sotëm. Migrimi është një realitet i sotëm ndaj të cilit nuk mund të mbyllim sytë, është një skandal social i njerëzimit”, u shpreh Papa Françesku.

Papa Françesku për këtë situatë fajësoi tiranët e së shkuarës dhe së tashmes, të cilët u bënë si ujqër për njerëzit.

“Për tiranët, njerëzit nuk kanë rëndësi, por vetëm pushteti ka, dhe nëse ata duan hapësirë ose pushtet, vrasin njerëz. Kjo po ndodh edhe sot, nuk kemi nevojë të shohim në historinë e lashtë, pasi po ndodh dhe sot”.

Papa Françesku vazhdimisht ka shpërndarë mesazhe dhe thirrje ndaj qeverive të botës që të mbrojnë dhe strehojnë emigrantët. Për ditëlindjen e tij, më 17 dhjetor, Ati i Shenjtë u takua me një grup emigrantësh të çuar në Itali si pjesë e një iniciative të tij për të transferuar 50 emigrantë nga Qipro, që erdhi pas një vizitë e tij në këtë shtet më herët në dhjetor.