Miratohen projektvendimi për planin kombëtar për energjinë dhe klimën

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 13:18
belinda balluku ministrja e infrastruktures dhe enegjise 1280x720

Miratohen projektvendimi për planin kombëtar për energjinë dhe klimën

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 13:18

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka bërë të ditur se në mbledhjen e kësaj të mërkure të qeverisë është miratuar plani kombëtar i energjisë dhe klimës.

“Së pari, është projektvendimi për miratimin e planit kombëtar të energjisë dhe klimës. Ky është një projektvendim, i cili vë baza të sigurta mbi të gjitha zhvillimet energjetike që vendi ynë do të ketë deri në vitin 2030, duke i bashkërenduar me të gjitha masat e qeverisë për mbrojtjen klimaterike”, tha Balluku.

Më tej, ministrja bëri të ditur se në mbledhjen e fundit ka pasur edhe disa projektvendime të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me shpronësimet, duke i dhënë kështu rëndësi zhvillimit të kantiereve të mëtejshme.