Ndërroi jetë elektricisti në Memaliaj, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 10:45
elektricisti nderron jeteje ost 1280x720

Ndërroi jetë elektricisti në Memaliaj, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 10:45

Një elektricist ndërroi jetë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur një ditë më parë në Memaliaj gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë.

Këtë të mërkurë, për këtë rast, është vënë në pranga drejtuesi i punimeve të OSSH, pasi akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Në pranga është vënë shtetasi A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj.