Në Japoni janë zhdukur patatet, sillen tre avionë plot për të shmangur protestat

Publikuar më: 29/12/2021, ora 19:23
japoni patate 1280x720

Në Japoni janë zhdukur patatet, sillen tre avionë plot për të shmangur protestat

Publikuar më: 29/12/2021, ora 19:23

U deshën tre avionë gjigandë të tipit Boeing 747, të mbushur plot me patate të ngrira, për të shmangur krizën e restoranteve në Japoni, veçanërisht ato fast food.

Japonezët në fakt nuk ushqehen vetëm me sushi, siç mund të mendojnë disa, madje stili i jetës në metropol i afrohet shumë atij perëndimor së të ngrënit, ku nuk mungojnë padyshim edhe patatet e fërguara.   

Pjesa më e madhe këtij produkti nuk kultivohet në Japoni, dhe importohet nga vende të ndryshme, në veçanti nga Kanadaja.

Në Japoni fast food që shërbejnë patate të fërguara janë të panumërta

Por vështirësitë e transportimit të produktit të përpunuar me kontejnerë, nga fillimi pandemisë, ka ulur shumë sasinë e patateve në atë vend, aq sa një kompani si Mc Donald-s ka deklaruar se nuk do të shërbente më porcione të mëdha patatesh.

Përkohësisht, dërgesa me avionë do të shmangë mbarimin e patateve, por kosto e lartë e transportit në vijë ajrore nuk e bën një zgjedhje të qëndrueshme.  

Mungesat nuk përfshijnë vetëm Japoninë, por edhe vende të tjera aziatike, madje edhe vetë Shtetet e Bashkuara.