Nevojat për energji, Shqipëria dhe Kosova me sisteme plotësuese të prodhimit

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 19:24

Nevojat për energji, Shqipëria dhe Kosova me sisteme plotësuese të prodhimit

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 19:24

Shqipëria dhe Kosova mund ta ndihmojnë njëra-tjetrën në plotësimin e kërkesave respektive me energji elektrike, për shkak të burimeve të ndryshme të prodhimit.

Dhe jo vetëm në situata krize, si ajo që po kalon aktualisht Kosova. Ndërsa vendi ynë prodhon energji nga burimet hidrike, në Kosovë energjia prodhohet nga termocentralet dhe të dy sistemet mund të ishin komplementare gjatë gjithë vitit, në varësi të reshjeve apo nevojave të secilit prej vendeve. 

Të dhënat zyrtare të Entit Rregullator të Energjisë tregojnë se shkëmbimet e energjisë mes Shqipërisë dhe Kosovës kanë qenë të ulëta gjatë këtij viti. Ato kanë qenë kryesisht në formën e depozitimeve, ku Shqipëria ka dërguar energji në Kosovë në periudhat e pikut të prodhimit dhe e ka tërhequr këtë energji gjatë verës, kur ka pasur thatësirë.