Parashikimi i motit: 29 dhjetor 2021

Publikuar më: 29/12/2021, ora 07:25

Parashikimi i motit: 29 dhjetor 2021

Publikuar më: 29/12/2021, ora 07:25

Vranësira dhe reshje të pakta shiu do të ketë në të gjithë vendin deri në mesditë, kur fillon përmirësimi i motit në veri dhe gradualisht edhe në zonat qendrore.

Pasdite, reshjet largohen nga territori duke i lënë vend kthjellimeve me vranësira kalimtare. Temperaturat e ajrit ulen lehtë në të dyja vlerat ditore, të cilat luhaten nga 2 në 17°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me drejtim perëndimor-veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim 2-3 ballë.