Presidenti Meta dekreton komandantin e ri të Forcës Detare

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 14:51
Untitled collage 2021 12 29T132850.453 1280x720

Presidenti Meta dekreton komandantin e ri të Forcës Detare

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 14:51

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka dekretuar kundëradmiralin Adnand Agastra në postin e komandantit të Forcës Detare.

Ky emërim në këtë post të rëndësishëm drejtues të Forcës Detare të Agastrës u bë me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.

Më herët, kundëradmirali Adnand Agastra ka mbajtur detyrën e shefit të degës së operacioneve dhe stërvitjes në Forcën Detare.