Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Renditja e UEFA-s për vitin 2021, Bayern ruan kreun, Barcelona e Juventus në “humnerë”

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 14:18 | Futboll
Renditja e UEFA-s për vitin 2021, Bayern ruan kreun, Barcelona e Juventus

Bayern Munchen mbetet edhe për vitin 2021 klubi që kryeson renditjen e UEFA-s. Bavarezët, fitues të Champions League në vitin 2020, ruajtën vendin e parë sa i përket renditjes bazuar te koeficienti 5-vjeçar, me 133 pikë.

Në vend të dytë, duke ngjitur 4 pozicione, vjen Manchester City, me 124 pikë, që këtë vit kryeson bindshëm Premier League dhe ka si objektiv sërish finalen e Champions League 2022, pas asaj të humbur këtë vit kundër Chelsea-t.

Në vend të tretë renditet Liverpool, duke ngjitur 7 vende, me 122 pikë, ndjekur nga Chelsea me 116 pikë. Real Madrid dhe Paris SG ndajnë vendin e pestë, ndërsa Barcelona e Juventus kanë humbur 5 pozicione, për shkak edhe të formës së dobët të treguar përgjatë gjysmës së dytë të vitit, duke zbritur respektivisht në vend të shtatë e të tetë. Manchester United dhe Atletico Madrid, mbyllin dhjetëshen e klubeve më të mirë, me 104 dhe 100 pikë respektivisht.

Renditja e UEFA-s bazohet te rezultatet e klubeve që garojnë në Europë. Pikët u jepen skuadrave bazuar te trofetë që marrin, ndeshjet e fituara, por edhe barazimet. Renditja përcakton edhe vendosjen e klubeve nëpër vazo në shortet e kompeticioneve të UEFA-s, si dhe përcakton numrin skuadrave nga një shtet që lejohet të marrin pjesë në kompeticionet e ndryshme për klube.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli