“Rritja e çmimeve nuk lidhet me festat e fundvitit”

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 21:05

“Rritja e çmimeve nuk lidhet me festat e fundvitit”

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 21:05

Albana Muçaj, e ftuar në “A2 Business” me Aurora Sulçen, u shpreh se “ndryshe nga vitet e kaluara, rritja e çmimeve sivjet nuk lidhet me ditët e fundit të vitit”.

“Përveç abuzimeve nga vetë tregtarët në këtë periudhë, kemi të bëjmë me një rritje çmimesh të qëndrueshme, të ndikuar nga prodhimi i pamjaftueshëm dhe rritja e çmimeve të produkteve të importit”, sqaroi gazetarja dhe sipërmarrësja.

“Kjo nuk ka të bëjë vetëm me Shqipërinë. Bota nuk mendoi për zhvillimet ekonomike, pasi ishte emergjenca shëndetësore, dhe çmimet u rritën menjëherë. Rrjedhimisht, u ndikuam edhe ne”, shtoi Muçaj.

Sipas saj, Shqipëria po paguan sot kostot e politikave që nuk janë menduar mirë.

“Ne kemi akoma dyfish importe në krahasim me eksportet. Ne paguajmë kostot e politikave jo të menduara mirë. Po të ishim më të fokusuar te prodhimi, këtë rritje çmimesh do ta vuanim shumë më pak”, theksoi Muçaj.