Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Serialet që shënjuan vitin 2021, nga "Squid Game" te "Bridgerton"

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 09:44 | Showbiz
Serialet që shënjuan vitin 2021, nga "Squid Game" te

Disa seriale si “Squid Game”, shënjuan vitin 2021, jo vetëm për shikueshmërinë rekord dhe fitimet marramendëse, por dhe për ndikimin e jashtëzakonshëm në publik.

“Squid Game”, seriali në gjuhën koreane i prodhuar në Korenë e Jugut, tregon historinë e një grupi prej 456 personash, të cilët ftohen të rrezikojnë jetën në një lojë misterioze mbijetese për 38.7 milionë dollarë.

Seriali që theu çdo rekord dhe pritshmëri ishte shkruar si skenar filmi në vitin 2009, por për shkak të kompleksiteti, u refuzua, disa herë, derisa Netflix vendosi të vinte bast për serialin e vitit 2021.

Aktorët brenda serialit, luftojnë me njëri-tjetrin duke përfshirë kurthe dhe intriga për të shpëtuar veten e për ta fituar çmimin.

“The Crown”, seriali që jep një portret më intim të mbretëreshës Elisabeth në krye të fronit dhe ndërveprimet e saj me të tjerë emra të njohur, si Winston Churchill dhe marrëdhëniet e monarkes me burrin e saj, Princin Philip dhe fëmijët e tyre.

Seriali portretizon romancën e hershme dhe prishjen përfundimtare të martesës së Charles me Dianën, duke shfaqur dhe princin që vazhdon marrëdhënien me Camilla Parker-Bowles, ndërsa ishte i martuar.

“Bridgerton”, bazohet në serinë e famshme të librave “Bridgerton”, ndërkohë që krijuesja e serialit në Netflix është Shonda Rhimes, autore e “Grey’s Anatomy”. Kryesisht, flitet për një ngjarje vjetore ku familjet elitare organizonin evente për t’i prezantuar fëmijët e tyre në shoqëri dhe për të krijuar martesa të përshtatshme.

Një nga ato familje është edhe Bridgerton, ku pas vdekjes së të atit, mamaja udhëheq 8 fëmijët e saj, katër djem dhe katër vajza. Ndërsa në krye të të gjithave, është Lady Whistledoën, zëri anonim që boton një buletin, ku diskutohen skandalet më të mëdha që ndodhin në vend, romanca, dashuri të fshehta etj.

“Gomorras 4”, sezoni i katërt i dramës së krimit “Gomorra” i bazuar në librin “best seller” të shkruar nga Roberto Saviano, ka fituar sukses ndërkombëtar. Prodhimi gjigant nxori në pah se mafia italiane nuk është një problem lokal, por global dhe se fokusi aty është te fuqia ekonomike, jo thjesht te lufta e mafies.

Në sezonin 4, protagonistët shfaqen ndërsa veprojnë në Napoli, Romë e Milano, por edhe në qytete europiane, si Londra duke e bërë serialin një fenomen të vërtetë televiziv.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani