Skandal në Shkodër, 10 mijë banorë pa ujë të pijshëm

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 19:53

Skandal në Shkodër, 10 mijë banorë pa ujë të pijshëm

Përditësuar më: 29/12/2021, ora 19:53

Mungesa e ujit të pijshëm ka detyruar me dhjetra banorë të Postribës, në Shkodër, që të dalin në protestë. Sipas tyre, shkaktar i kësaj situate është ndërtimi i një guroreje, çka bën që uji që vjen në shtëpitë e tyre të jetë i papastër.

Banorët vijojnë protestat, duke pasur vetëm një prej kërkesave më të thjeshta: ujin e pijshëm.

Për lejen e kësaj guroreje ata bëjnë përgjegjës ish-ministrat e Mjedisit dhe Infrastrukturës, Lefter Kokën dhe Damian Gjiknurin, si dhe kryetaren e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin.

Ndërkaq, autoritetet lokale japin një përgjigje të mjegullt, ku ende nuk është përcaktuar nëse shkaktari i kësaj situate është gurorja apo shiu që turbullon burimin e ujësjellësit.

Duket se mungesa e ujit të pijshëm do të detyrojë banorët e zonës që të vijojnë protestat, deri në një zgjidhje të kësaj problematike.