Tarifat e energjisë, ERE nis seancat publike me operatorët e tregut

Publikuar më: 29/12/2021, ora 16:08
ERE energjia 1280x720

Tarifat e energjisë, ERE nis seancat publike me operatorët e tregut

Publikuar më: 29/12/2021, ora 16:08

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka nisur seancat publike për aplikimet e bëra nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST) për rishikimin e tarifave të tyre.

Përfaqësuesit e OSHEE-së theksuan nevojën për rritje të investimeve në rrjetin rreth 40-vjeçar dhe me një shkallë amotrizmi prej 70%. Ata deklaruan se ndryshimet klimatike kanë rritur dukshëm kostot për emergjencat.

Nga 1 janari, rreth 7 300 biznese duhet të dalin në treg të parregulluar për ta gjetur vetë energjinë elektrike. Deri tani, e merrnin me tarifë të paracaktuar nga Enti Rregullator. Për këtë kategori, OSHEE mund t’i furnizojë me energji, por me një tarifë të rritur. 

Përsa i përket Operatorit të Sistemit të Transmetimit është kërkuar rritje e tarifës së transmetimit të energjisë nga 0,75 lekë për kilovat orë në 1,47 lekë për kilovat orë. Pasi të zhvillojë seancat dëgjimore me operatorët e tregut dhe grupet e interesit, Enti Rregullator i Energjisë pritet të shprehet me vendim për tarifat e energjisë brenda dhjetorit.